Një milion € në vitin 2018 për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

01/11/2017

Për herë të parë pas luftës së fundit në vend viktimat e dhunës seksuale do të gëzojnë kompensim financiar.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, si dhe përfaqësues tjerë të OJQ-ve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, ministri Hamza, tha se këtë vit është ndarë një shumë e caktuar dhe prej 2018-ës është vijë e rregullt buxhetore për këtë kategori.

Ministri Hamza tha se tashmë 1 milion euro janë në dispozicion për 2018-ën, por nuk tregoi shumën e ndarë për këtë vit.

“Aty është një shumë por në proces e sipër ne jemi të gatshëm që të jemi në mbështetje të vazhdueshme për këtë kategori. Ka kaluar kohë e gjatë por jam i lumtur që në kohën timë po adresohet kjo çështje e ndishme”, tha ai.

Ndërsa, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tha se 18 pas luftës këto viktima po marrinë kompensimin për herë të parë.

“Shteti po tregon që ka përkujdesje dhe po ua ndin vuajtjen atyre”, tha ajo.

 

mehmet-musaj