Drejtoreshës Ekzekutive të QKRMT-së, znj.Feride Rushiti, i ndahet Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

23.03.2018

Drejtoreshës Ekzekutive të QKRMT-së, znj.Feride Rushiti, i ndahet Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) njofton se sot, Drejtoreshës së QKRMT-së Znj. Feride Rushiti i është ndarë çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme në vende të ndryshme të botës.

Ky Çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Zëvendës sekretari i shtetit John J. Sullivan dhe zonja e parë e SHBA Melania Trump, i ndanë Znj. Rushiti këtë çmimi në shenjë të përkushtimit, kontributit dhe arritjeve të saj në këto fusha. Me këtë çmim janë nderuar dhjetë gra nga e gjithë bota.

Me këtë çmim janë nderuar dhjetë gra nga mbarë bota.

Me pranimin e këtij çmimi në Washington DC., Znj. Rushiti do të ndjekë Programin Ndërkombëtar për Lidership, në kuadër të të cilit do të vizitojë shtete të ndryshme në SHBA dhe do të ketë takime me organizata dhe biznese të ndryshme, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit në zhvillimin e politikave dhe strategjive për fuqizimin e rolit të gruas në SHBA dhe jashtë saj.

 

mehmet-musaj