Kampanja Bëhu Zëri Im / Be My Voice Campaign

Fushata “Bëhu zëri im” u lansua në vitin 2018 me nismën e QKRMT-së në bashkëpunim me Medica Gjakova, me qëllim të ndërgjegjësimit të shoqërisë për dhimbjen, nevojat dhe të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe për të avokuar për mbështetje institucionale për këtë grup tejet të ndjeshëm shoqëror. 

 

Simbol i fushatës është lulja e verdhë Anemonë e cila si bimë që rritet në  Kosovë përfaqëson të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe simbolizon brishtësinë por njëkohësisht edhe qëndrueshmërinë e tyre. Petalet e saj mbyllen në kohë stuhie për të mbrojtur lulen, për tu hapur sërish kur kalon stuhia! 

Dizajni i simbolit të fushatës është bërë nga artistja e ndjerë Arzana Kraja. 

 

Që nga lansimi i fushatës, lulja Anemonë është bërë imazh i mirënjohur për publikun duke u vënë në pah në secilin event të organizuar nga QKRMT në shërbim të të mbijetuarve. Ajo shumë shpejt është përqafuar nga fytyra publike prej të gjitha fushave duke përfshirë aktivistët për të drejtat e njeriut, përfaqësuesit politikë nga i tërë spektri vendor dhe ata ndërkombëtarë, artistët, përfaqësuesit fetarë dhe prijësit e komuniteteve si dhe nga popullata e gjerë. 

 

Lulja Anemonë tashmë është simbol i vuajtjes, shpresës, dinjitetit dhe kërkesës së të mbijetuarve për drejtësi dhe si e tillë mbledh nën ombrellën e saj të gjitha përpjekjet për rehabilitimin dhe fuqizimin e të mbijetuarve.

Çdo person që bartë këtë simbol tregon mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe përpjekje për avancimin e gjendjes së tyre në shoqëri!

 

____________________________________________________________________________________________________________________________________

 

The “Be My Voice” campaign was launched in 2018 through the initiative of KRCT in collaboration with Medica Gjakova, with the aim of raising the awareness of society about the pain, the needs and the rights of the survivors of sexual violence during the war in Kosovo, as well as to advocate for institutional support for this vulnerable social group. 

 

The symbol of the campaign is the yellow Anemone flower, which, as a plant that grows in Kosovo, represents the survivors of sexual violence during the war and symbolises their fragility but at the same time also their resilience. Her petals close for protection during the storm and open up again after the storm passes!

The design of the symbol was made by the now deceased artist Arzana Kraja. 

 

From the launch of the campaign, the Anemone flower has become a well known image for the public through its promotion in every event organised by KRCT in service of the survivors. It was quickly embraced by public figures from all backgrounds including human rights activists, political representatives from the entire local spectrum as well as international representatives, artists, religious and community leaders as well as by the wider society. 

 

The Anemone flower is a symbol of the suffering, hope, dignity and the requests of the survivors for justice, and as such it gathers under its umbrella all of the efforts for the rehabilitation and empowerment of the survivors. 

Every person that carries this symbol shows in this way their support for the survivors of wartime sexual violence and the advancement of their status in society. 

mehmet-musaj