April 17 2020 0Comment

Menaxhimi i stresit tek punonjësit e kujdesit shëndetësor pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19

17.04.2020

nga: Luljeta Berisha Gollopeni – Psikologe, QKRMT:

Tashmë janë bërë muaj që shteti i parë ka filluar të ballafaqohet me sëmundjen infektive COVID-19 i cili sot është shndërruar edhe në pandemi. Gjatë kësaj periudhe të kohës janë bërë 210 shtete me raste të infektuara dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus është dita ditës duke iu afruar atij prej 2.5 milioni. Të gjitha shtetet ku numri i të infektuarve ka arritur numër të lartë, raportojnë vështirësi jo vetëm me menaxhimin e shërbimeve për pacientët për të cilët duhet bërë zgjidhje në kushte të jashtëzakonshme për të ofruar ndihmë sa më adekuate për shërim, por përmenden edhe sfidat me stafin e kujdesit shëndetësori cili me kohën është ka pëson rraskapitje në aspektin fizik dhe emocional.

Përse ndodhë kjo? – Stafi profesional është ai i cili është duke punuar në rrethana ku ballafaqohen me punë dhe kërkesa të pandërprera, me shumë pak gjumë, me pushime shumë të shkurtra apo nganjëherë edhe pa pushuar fare. Ne këtë mënyrë anashkalohen edhe nevojat e tyre bazike për të funksionuar në nivelin e duhur; duke bartur stresin e përgjegjësisë profesionale dhe morale ndaj pacientëve të cilit i trajtojnë dhe të cilëve shumë shpesh në mungesë të resurseve të ndryshme nuk arrijnë të iu përgjigjen nevojave të tyre; si dhe janë të deprivuar nga kontakti i përditshëm me familjarët e tyre, qofshin ata fëmijët, partnerët apo prindërit e tyre. Meqenëse se janë pothuajse çdo ditë në kontakt me pacientët e infektuar, pavarësisht masave mbrojtëse, gjasat për t’u infektuar janë të mëdha dhe niveli i stresit është në rritje. Të gjitha këto ndjesi më së miri kanë përshkruar edhe disa punonjës të shërbimeve shëndetësore që punojnë në spitalet shtetërore në SHBA dhe që kanë ndarë tregimet e tyre për CNN. Madje, sipas CNN, një infermiere nga Spitali Elmhurst në New York që ka kërkuar të mbetët anonime, ka deklaruar që punonjësit e shërbimeve shëndetësore janë duke jetuar në‘gjendje të vazhdueshme të paranojës’ duke mos e ditur se si dhe kur do të përfundojë kjo histori e trishtueshme.

Prandaj, për të mirëmbajtur shëndetin fizik dhe atë mendor, edhe stafi profesional duhet të ndërmerr masa për të parandaluar efektet negative të një presioni të vazhdueshëm.Disa nga masat që duhet ndërmarrë janë edhe:

  1. akumulimi i njohurive mbi Virusin COVID-19 dhe transmetimin e tij
  2. përdorimi i pajisjeve personale mbrojtëse
  3. trajnimet mbi menaxhimin e resurseve materiale shëndetësore, prioritizimi në raste krizash
  4. ballafaqimi me kërkesa të mëdha stresuese në vazhdimësi, etj.

Sipas Qendrës Kombëtare të PTSD të Shteteve të Bashkuara, punonjësit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për shumë arsye duke përfshirë këtu mungesën e kohës, vështirësitë në identifikimin e nevojave të veta dhe stigmën etj., shpeshherë përfundojnë duke mos kërkuar ndihmë edhe kur në fakt janë në gjendje të vështirë. Shpesh herë kjo shoqërohet edhe me prioritizimin e nevojave të pacientëve para atyre vetanake.

Sipas CDC- së, fatkeqësisht, grumbullimi i stresit mund të sjellë edhe tek dy gjendje psikologjike që i quajmë:

  1. Burnout (djegia)– ndjenjat e rraskapitjes ekstreme dhe të qenit ‘i kapluar’ nga kolapsi fizi ose mendor i shkaktuar nga mbingarkesa ose stresi.
  2. Stresi traumatik dytësor – reaksionet dhe simptomat stresuese që rezultojnë nga ekspozimi ndaj përvojave traumatike të personave tjerë, më tepër sesa nga ekspozimi i drejtpërdrejte ndaj ngjarjes traumatike.

Prandaj, është më se e nevojshme që t’i identifikojnë shenjat e para të këtyre gjendjeve brenda vehtes dhe kolegëve të tyre për t’u siguruar që ata që janë në nevojë për pushim apo kanë nevojë për ndihmë t’i adresojnë këto nevoja.

Shenjat e burnout:

  • Pikëllim, depresion dhe apati
  • Lehtësisht i frustruar
  • Akuzimi i tjerëve iritabiliteti
  • Mungesa e ndjenjave, indiferent
  • Paranojë, izolimi apo shkëputja nga të tjerët
  • Kujdesi i anashkaluar ndaj vehtes (higjiena)
  • Lodhja, rraskapitja
  • Ndjenjatsiç janë:
  • Dështimi
  • Pafuqi dhe pa shpresë
  • Çfarëdo që të ndërmerrni nuk do të ndihmoj
  • Që nuk jeni duke e bëre punën siç duhet
  • Keni nevojë për alkool apo droga / ilaçe tjera për ta përballuar situatën

Shenjat e stresit traumatik dytësor:

  • Brengosje e nivelit të lartë që diçka e keqe do të ndodhë
  • Tepër vigjilent dhe të irrituar, në stadin e ‘gatishmërisë’ gjithë kohës
  • Shenjat fizike të stresit (p.sh. rrahjet e shpejta të zemrës)
  • Makthet apo mendimet përsëritëse të situatës traumatike
  • Ndjenja që traumat e të tjerëve janë në fakt tuajat

Prandaj, Instituti i PTSD-së në SHBA udhëzon që është më se e nevojshme që gjatë orarit të punës që kanë, punonjësit në shërbimet shëndetësore të përfshihen edhe në këto sjellje:

  • Vetë-monitorim
  • Kontakti i rregullt me kolegët, familjet dhe shoqërinë për t’u siguruar për mirëqenien e të dyja palëve.
  • Të punojnënë partneritet apo në ekipe
  • Pushimet e shkurtra relaksuese/ menaxhimi të stresit
  • Konsultimet e rregullta me kolegët dhe supervizion
  • Pauzat e shkurtra për kujdesin trupor dhe rifreskim
  • Të kërkohet në vazhdimësi informacion i saktë dhe mentorim për tëmarr vendime të duhura
  • Të kufizohet ankthi vetëm tek burimet adekuate të tij
  • Të bëjnë më të mirën për ta mirëmbajtur vetë-bisedën ndihmuese në nivel dhe t’i shmangen gjeneralizimit të ankthit
  • T’i fokusojnë forcat e tyre në atëçfarëështë brenda mundësive të tyre
  • Pranimi i situatave të cilat nuk mund t’i ndryshojnë
  • Të ushqejnë shpirtin e forcës, durimit, tolerancës dhe shpresës

Në të njëjtën kohë sipas këtij instituti ata duhet t’i shmangën:

  • Të punojnëgjatë të vetëm pa u lajmëruar herë-pas-here tek kolegët
  • Të punojnë 24 ore me vetëm pushim të shkurtra
  • Të ndjehen që nuk po bëjnë mjaftueshëm
  • Të konsumojnë shumë gjëra të ëmbla dhe kafeinë
  • Të përfshihen në biseda me vehten të cilat pengojnë vet-kujdesin, siç janë:
    • “Do është shumëvetjake nga ana ime të pushoj tani.”
    • “Të tjerët po punojnë pa ndërprerje, prandaj duhet edhe unë.”
    • “Nevojat e personave të sëmurë janë më të rëndësishme sesa ato të atyre që ofrojnë ndihmë.”
    • “Mund tëkontribuoj më së shumti duke punuar gjithë kohës.”
    • “Vetëm unë mund të bëj…”

Menaxhimi i stresit tek punonjësit e kujdesit shëndetësor sot më shumë se asnjëherë duhet te jetë   prioritet, sepse vetëm duke menaxhuar stresin punonjësit do t’i përmbushin objektivat e tyre. Për më tepër duhet të ruhet mirëqenia psikofizike e tyre për t’i shmangur pasojave psikologjike afatgjata. 

Këtu, secili prej nesh, duke qenë të përgjegjshëm dhe duke qenë të rregullt në respektimin e masave parandaluese të përcaktuara nga institucionet qeveritare, mund të parandalojmë shpërndarjen e vrulltë të infeksionit dhe me këtë të zbusim presionin që bie mbi personat e përfshirë në kujdesin shëndetësor të individëve të infektuar me COVID-19!

Referencat:

https://edition.cnn.com/2020/03/27/us/inside-hospitals-coronavirus-vignettes/index.html

https://emergency.cdc.gov/coping/responders.asp

https://www.ptsd.va.gov/covid/COVID19ManagingStressHCW032020.pdf

https://www.worldometers.info/coronavirus/

admin