May 05 2020 0Comment

Pandemia nuk po i ndalë luftërat

05.05.2020

nga:  Malisa Zymberi – Psikologe, QKRMT

Të mos përkasësh askund edhe në kohë kur nuk ka pandemi, është sfidë mbijetese.  Izolimi në dhoma të cilat janë të caktuara nga kampet, me persona që nuk i ke parë as edhe njëherë në jetë, mbi të gjitha larg atyre të zemrës, nuk është karantina më e dëshirueshme për ta përjetuar. Gatimi i recetave të ndryshme nga kuzhinierë me famë botërore, poashtu dhe shijimi i atij ushqimi në tavolinën me familjarë do t’i jepte kuptim vet jetës e jo vetëm izolimit. Në këtë mënyre të paktën po mundohet të mbijetojë bota të mundimshmen karantinë. Mënyrat e mbijeteses edhe në periudha pandemie nuk janë të aplikuara njësoj për të gjithë banorët e këtij planeti. Pandemia nuk ka arritur t’i ndalë luftërat, përkundër që ka ndalur gjithçka tjetër. Për t’i shpëtuar më të dashurit, përfshirë edhe veten, duhet të arratisen e të kërkojnë një jetë atje ku paqja pretendon t’ja thurrë këngës. Jo gjithmonë të mirëseardhur, por prap rruga duhet të vazhdohet.

Bota për momentin ka gati se 70 milion refugjatë nga vende të ndryshme si Siria, Iraku, Afganistani, Somalia, Sudani etj. Njerëz këta që kanë braktisur shtetet e tyre për arsye të ngjashme sikurse konfliktet e luftës apo persekutimi. Vullneti për një jetë të sigurt, motivon ecje për ditë e natë nga shteti në shtet, shpesh edhe pa u ndalur. Kurse, kampet zakonisht janë të mbushura me grupe të ndjeshme, të cilët kanë qëllime të njejta.

Numri i refugjatëve shpesh është më i lartë se sa kapaciteti për kushtet e jetesës nëpër kampe. Në një periudhë sikurse e pandemisë, rregulli për distancë sociale është pothuajse i pamundur, duke e marrë parasysh numrin e familjeve dhe personave brenda dhomave dhe vendet ku servohen shujtat e mëngjesit, drekës e darkës. Mungesa e stafit mjekësor brenda kampeve dhe çasja jo e lehtë nëpër spitale të vendeve ku jetojnë, shkakton pasiguri dhe mundësi për një përhapje të virusit në të gjitha kampet. Të jesh refugjat gjatë periudhës së pandemisë, ka rezultuar edhe me refuzim të dhënies së shërbimeve mjekësore nëpër spitale, me pretekste që janë refugjatë dhe janë të infektuar me virusin Covid-19. Sikur stigma të ndryshme përgjatë jetës nuk kanë mjaftuar, tash edhe kjo! Gjendja shëndetsore duke u bazuar në mënyrën e jetesës për shumë vite, e rritë shqetësimin kundrejt këtij virusi, dhe jo vetëm!

Në një periudhë kur e gjithë bota po solidarizohet me njëri- tjetrin që t’i shpëtojë kësaj pandemie, ky grup i ndjeshëm, përveç virusit është i rrezikuar edhe nga stigma e ksenofobia. Pandemia nuk guxon të shfytëzohet si arsye për ta rritur ksenofobinë apo stigmën, e aq më pak të japë guxim për refuzim të shërbimeve. Në qoftë se së bashku kemi vendosur t’i dalim ballë kësaj pandemie, e njejtë le të jetë mundësia për t’gjithë, pa dallim race, prejardhjeje apo statusi shoqëror.

______________________________________________________________

The pandemic didn’t stop the wars

Not belonging anywhere even when there is no pandemic is a survival challenge. Isolation in rooms that are designated by camps, with people you have never seen in your life, above all away from those close to heart, is not the most desirable quarantine to experience. Cooking a variety of recipes from world-renowned chefs, as well as enjoying that food at the family table, would make sense to life itself, not just isolation. In this way, the world is trying to survive the troubled quarantine. Survival methods even in times of pandemic are not the same for all the inhabitants of this planet. The pandemic has not stopped the conflicts, despite the fact that it has stopped everything else. To save the loved ones, including themselves, they must continue to escape and beg for a life where peace can be heard and touched. Not always welcomed, but still the road can’t be stopped.

The world currently has nearly 70 million refugees from various countries such as Syria, Iraq, Afghanistan, Somalia, Sudan, etc. Groups of people who have left their countries for similar reasons such as conflicts or persecution. The will to have a safe life, motivates walks for days and nights from a country to another, and very often without even stopping or sleeping. The camps are usually filled with vulnerable groups, who have the same goals and almost the same past.

The number of refugees is often higher than the capacity for living conditions in the camps. During a pandemic, the rule of social distance is almost impossible, considering the number of families and people in the same room and small places where breakfast, lunch, and dinner are served and the number of hungry people is high. The lack of medical staff inside the camps and the tough access to the hospitals of the places where they live, causes high possibility to spread the virus inside the camp. Being a refugee during the pandemic period has also resulted with refusal to provide medical services in hospitals, under the pretext that they are refugees and are infected with the Covid-19. As if various stigmas throughout life have not been enough, now even this! The health conditions also during the last years increase further the already high potential for a catastrophic end inside refugee camps.

At a time where the whole world is showing solidarity with each other to survive this pandemic, this vulnerable group, in addition to the virus, is also at risk of stigma and xenophobia. Pandemic should not be used as a reason to increase xenophobia or stigma, much less to give the courage to refuse services. If together we have decided to face this pandemic, let the possibility be the same for everyone, regardless of race, origin or social status!

admin