QKRMT organizoi pritjen me rastin e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit Drejtoreshës Ekzekutive të QKRMT-së, znj.Feride Rushiti

25/04/2018

QKRMT organizoi pritjen me rastin e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit Drejtoreshës Ekzekutive të QKRMT-së, znj.Feride Rushiti. Në këtë aktivitet morën pjesë ministra, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile, ambasadorë të vendeve të huaja, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe bashkëpunëtorë të QKRMT-së.
Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT prezantoi aktivitetet e saj gjatë qëndrimit në SHBA dhe falënderoj të gjitha institucionet dhe bashkëpunëtorët për arritjet e saj në avancimin e të drejtave të njeriut e në veçanti pozitën e gruas në Kosovë. Ajo falenderoi në mënyrë të veçantë Ambasadën e ShBA në Kosovë për mbështetjen e saj në këtë arritje e cila si e tha ajo është arritje për Shtetin e Kosovës.

Të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti edhe Ambasadori i ShBA në Kosovë Z. Greg Delawie i cili theksoj kontributin e madh të Znj Feride Rushiti si dhe grave të tjera në promovimin e vlerave demokratike në Kosovë.

——————————————————————
KRCT held the reception event organized on the occasion of the International Women of Courage Award (IWOC), received at the U.S. State Department by KRCT Executive Director, Mrs. Feride Rushiti. At this event participated ministers, Members of Parliament, representatives of civil society, ambassadors, representatives of central institutions and KRCT associates.
Executive Director of KRCT presented activities held during her stay in USA and thanked all institutions and associates for her achievements in advancing human rights and especially the position of the woman in Kosovo. She especially expressed gratitude to US Embassy in Kosovo for supporting her in this accomplishment, as she said an accomplishment for the state of Kosovo.
US Ambassador in Kosovo, Mr. Greg Delawie also addressed a speech to participants, by emphasizing great contribution of Mrs. Feride Rushiti as well as other women in promoting democratic values in Kosovo.


 

mehmet-musaj