Shënimi i 19 vjetorit të QKRMT-së: Në vjeshtën e vitit 1999, u themelua Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës si përgjigje e nevojës për mbështetje mjekësore e psiko-sociale të viktimave të torturës dhe dhunës sistematike ndaj popullatës civile gjatë luftës

16/10/2018

Në vjeshtën e vitit 1999, u themelua Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës si përgjigje e nevojës për mbështetje mjekësore e psiko-sociale të viktimave të torturës dhe dhunës sistematike ndaj popullatës civile gjatë luftës, me ambicie të mëdha që kjo qendër do t’u rikthente shpresën dhe jetën e atyre ku lufta e fundit u la pasoja të renda shpirtërore, mendore dhe fizike. Kuadri i cili u angazhua kishte një përvojë paraprake duke ju dhënë shërbim psikosocial të deportuarve në Shqipëri përmes Qendrër Shqiptare për Rehabilitim.

Fushvëprimtaria e QKRMT filloi në Prishtinë, por shërbimet e saj te cilat ishin unike për nga natyra, pra rehabilitimi i viktimave të luftës shumë shpejt u zgjerua ne zonat me të dëmtuara të Kosovës si Skenderaj, Drenas, Rahovec, Suharekë, Mitrovicë, Podujevë, Pejë, Deçan, Gjilan dhe Prishtinë.

Kjo Qendër, gjatë gjithë këtyre viteve ishte adresa kryesore e trajtimit dhe rehabilitimit të pasojave të torturës, dhe për këtë flasin me mijëra klientë që kanë gëzuar shërbimet dhe përkujdesjen tonë.

Brenda këtyre 19 viteve arritëm të zbatojmë një mori projektesh dhe programesh të reja të cilat pasuruan shërbimet e ofruara nga QKRMT-ja.

Në bashkëpunim me organizatat tjera dhe institucionet qeveritare ne ndihmuam në ngritjen e kapaciteteve psiko-sociale të sektorit të shëndetit primar dhe zgjeruam aktivitetet tona kudo në Kosovë e gjetiu;  ku organizuam mbi  100 trajnime për aftesimin e mjekëve dhe infermierëve, punonjës social, organizata humanitare e të tjera, – ku këto programe kanë qenë të akreditua nga MSH.

Në Sektorin e Hulumtimit dhe Dokumentimit, realizuam  nje  mori studimesh  të rëndësishme të cilat shërbyen për edukim, dokumentim, avokim dhe krijimin e platformave kombëtare për psiko-traume.

Gjatë këtyre viteve QKRM ka nxjerre me qindar publikim, anuale dhe raporte dhe konferecan e debate publike, manuale, udhërrëfyes, kampanja mediale dhe  qindra letra avokuese me qëllim të adresimit të nevojës për rehabilitim te torturës dhe parandalimit te saj.

Për me tepër, QKRMT, që nga viti 2006 në kuadër të parandalimit të torturës, është aktive në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave të privuar nga liria duke monitoruar dhe raportuar rregullisht mbi implementimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe institucionet e shëndetit mendor dhe të kujdesit social; ku u relizuan me qindra vizita monitoruese në këto institucione;

QKRMT inicioi zbatimin e Protokollit Shtesë të Konvetes se OKB kundër torturës dhe arritëm marrëveshjen për inicimin e grupit drejtues për krijimin e Mekanizmit Kombëtar Parandalues në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe KMDLNJ, ndërsa tani na gëzon fakti që Kosova ka krijuar MKPT.

Kontributi kryesor i QKRMT-së padyshim se është Avokimi dhe lobimi i  suksesshëm me një numër organizatash në adresimin dhe njohjen e statusit ligjor të viktimave të mbijetuara nga dhunimi gjate luftës, dhe tani të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë gëzjnë statusin ligjor, dhe një numër i tyre kanë filluar të realizojnë të drejtat dhe benificionet nga ky status. Për njohjen e statusit ne avokuam pa rreshtur tek institucinet përkatëse që përveç njohjes ligjore të statusit, edhe për ndarjen e buxhetit si dhe caktimin e shumës së pensionit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

 

QKRMT ka qenë dhe mbetet letërnjoftim në  këtë fushë, që ka dhënë kontribut të çmueshëm në rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës dhe parandalimin e paraqitjes së rasteve të reja, – ku si njohje e këtij kontributi më është ndarë edhe Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me te cilin Çmim është nderuar Feride Rushiti, Drejtore Ekzekutive e QKRMT-së.

E gjithë puna e këtij 19 vjetëshi në QKRMT është mbështetur nga njerëz profesionistë të fushës së mjekësisë, psikologjisë, juristë, punëtorë social dhe aktivistë të të drejtave të njeriut – falë të cilëve jemi shtrirë në zonat më të ndjeshme të Kosovës duke ua zgjatur dorën atyre që kanë pasur nevojë për ne.

Të arriturat tona nuk do të ishin të mundura pa ndihmën e donatorëve tanë si:

Ambasada Angleze, Ambsada Amerikane, OSI, Medica Mondiale, Ambasada Zvicerane UNVFVT, CRD, Antares Foundation, CDC, UNHCR, Dignity Institute, Komisioni Evropian, MPMS dhe Qeveria, biznesmenë lokal dhe njerëz të vullnetit të mirë. Si dhe donatëorët të tjerët ndërvite që ndihmuan QKRMT.

Me këtë rast, ne dëshirojmë t’i shprehim falënderimet tona për përkrahjen e tyre të çmueshme, duke i siguruar për avancimin e mëtejmë të shërbimeve tona profesionale dhe duke qenë gjithmonë në shërbim të klientëve tanë.

QKRMT në këtë 19 vjetor, falënderon Bordin dhe Kuvendin e QKRMT-së për mbështetje të vazhdueshme dhënë projekteve tona, bashkëpunëtorët e shumtë e në veçanti të gjithë stafin e QKRMT-së të cilët janë të devotshëm në realizimin e këtij mision kaq të ndjeshëm dhe human.

 

mehmet-musaj