Për ne

PËR NE

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës (QKRMT)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, është organizatë e pa varur, jo qeveritare dhe jo fitimprurëse, e themeluar në vitin 1999 me qëllim të ofrimit të trajtimit dhe rehabilitimit për të mbijetuarit e torturës. QKRMT, në vazhdimësi punon në ngritjen dhe forcimin e kapacitetit të stfit të saj dhe të sektorit publik në ofrimin e shërbimeve për të mbijetuarit e torturës dhe traumës.

QKRMT, gjithashtu është angazhuar në promovimin e respektimit të drejtave të njeriut për të gjitha etnicitetet në Kosovë, si dhe në parandalimin dhe çrrënjosje e torturës dhe formave tjera të keq trajtimit.

Në vitin 1998, pas arritjes së refugjatëve të parë në Shqipëri, Qendra Shqiptare për Rehabilitimin Traumës dhe të Torturës (QSHRT) dhe Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (QSHDNJ), kanë qenë aktivisht të involvuara në ofrimin e shërbimeve mjekësore. Gjatë muajit mars 1999, pjesa dërmuese e shqiparëve të Kosovës ishin shpërngulur në Shqipëri. Shumë nga këta të shpërngulur, si pasojë e torturës dhe formave tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut, vuanin nga çrregullime mendore dhe somatike. Në atë kohë, rreth 45 profesionist shëndetësor nga Kosova (po ashtu refugjatë), ishin të angazhuar në organizatat e e përmendura më lartë, duke ofruar asistencë mjekësore dhe psikosociale për personat e shpërngulur.

Pas përfundimit të luftës 1998/1999 dhe kthimit të refugjatëve në Kosovë, nevoja për mbështetje psikosociale ishte mëse evidente. Kështu që, në tetor 1999, një grup i mjekëve që kishin punuar për QSHRT dhe QSHDNJ në Shqipëri, të përkrahur edhe nga  Këshilli Ndërkombëtar për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (IRCT), themeluan Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.  Organizata edhe sot e kësaj dite vazhdon punën e saj në ofrimin e shërbimeve rehabilitues, mjekësore e psikosociale për të mbijetuarit e torturës. QKRMT, ka zgjeruar mandatin e saj, duke u angazhuar në parandalimin e torturës në institucionet e mbyllura për personat e privuar nga liria dhe azilkërkuesit. Njashtu, QKRMT angazhohet fuqishëm edhe në fuqizimin socio-ekonomik dhe riintegrimin e grave në Kosovë.

OUR MISSION

CLIENTS ARE OUR FIRST PRIORITY

To enhance the quality of life of our clients is what we are here for.

SUSTANABILITY

Psychosocial and psychological treatment is a long-term undertaking.

EFFICIENCY

KRCT works with professional doctors, psychologists, psychiatrists, social workers and legal advisers in order to assure the most effective multidisciplinary treatment to our clients.