Avokimi dhe Lobimi

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës angazhohet edhe në aktivitete avokuese dhe lotuese.

Përmes aktiviteteve të saja, QKRMT përpiqet që të ndikojë dhe ndryshojë perceptimiet, politik-bërjen dhe vendimet publike në interes të grupeve të synuara. Kështu, QKRMT konsiderueshëm ka avokuar mbi cështjet dhe temat e mëposhtme:

-QKRMT ka avokuar në amandamentimin e Ligjit për Viktimat Civile të Luftës, respektivisht përfshirjen e viktimave të dhunës seksuale në këtë ligj;

-QKRMT udhëheq në procesin përgatitor të aplikacionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë;

-Janë ofruar me dhjetëra trajnime/seminare mbi ngritjen e vetëdijes dhe dokumentimin e dhunës seksuale përgjatë luftës në Kosovë, me pjesëmarrjen e komunitetit, të mbijetuarve, organizatave relevante si dhe institucioneve publike;

-QKRMT ka kontribuar në anavcimin e të ashtuquajturve garanci procedurale kundër keqtrajtimit të personave të cilët mbahen në institucionet korrektuese;

-Bazuar në të gjeturat kryesore, rekomandimet, standardet dhe praktikat më të mira, QKRMT ka kontribuar në draftimin e Ligjit për Shëndetin Mendor;

-Lidhur me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar mendore, QKRMT ka kontribuar në draftimin e akteve administrative të nxjerra nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale; si akteve nënligjore të nxjerra nga Ministrisë së Shëndetësisë;

-QKRMT, gjithashtu ka kontribuar në nxjerrjen e akteve nënligjore që derivojnë nga Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, lidhur me trajtimin e personave që janë në mbajtje në Shërbimin Korrektues;

-QKRMT, i ka ofruar shërbimit Korrektues të Kosovës draft-udhëzuesin që përcakton rregullat dhe parimet themelore për funksionimin e mekanizmit të brendshëm të ankesave;

-Në bashkëpunim me Institutin Danez kundër Torturës (Dignity), QKRMT ka ofruar trajnime të veçanta për anëtarët e stafit të shërbimeve shëndetësore në institucionet korrektuese sipas Protokollit të Stambollit mbi identifikimin dhe raportimin e torturës dhe formave tjera të keqtrajtimit të personave në vendet e ndalimit. Protokolli i Stambollit aplikohet nga shërbimi shëndetësor në institucionet korrektuese të Kosovës.