TË DREJTAT E NJERIUT

Mandati i Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Avokim

Sektori për të drejtat e njeriut udhëheqë, koordinon dhe planifikon të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me misionin për promovimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ofrimin e ndihmës dhe këshillimeve ligjore për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave të torturës.

Në kuadër të mandatit për promovimin dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, ky sektor realizon aktivitetin e monitorimit të rregullt në vendet e ndalimit, siç janë: burgjet, qendrat e paraburgimit, qendrat e mbajtjes në stacionet policore, institucionet e shëndetit mendor si dhe promovon praktika dhe standarde legjislative për mbrojtjen dhe avancimin e respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria.

Aktivitetet kryesore të Sektorit për të Drejtat e njeriut

  • Monitorimi i qendrave korrektuese dhe qendrave të paraburgimit;
  • Monitorimi i stacioneve policore, protestave dhe tubimeve te ndryshme;
  • Monitorimi i qendrave dhe institucioneve të shëndetit mendor;
  • Ofrimi i ndihmës ligjore për personat e privuar nga liria;
  • Monitorimi i sistemit gjyqësor mbi implementimin e të drejtave të njeriut;
  • Aktivitete avokuese dhe sensibilizuese në kuadër të mandatit të sektorit.

Monitorimi: në kuadër të mandatit të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Avokimit, monitorimi i institucioneve të ndalimit (ku mbahen personat e privuar nga liria) përbën aktivitetin qenësor përmes së cilit synohet vlerësimi objektiv dhe sistematik i gjendjes së të drejtave të njeriut në këto institucione. Ekipet e QKRMT-së realizojnëvizita të rregullta monitoruese në qendrat korrektuese, stacionet policore dhe institucionet e shëndetit mendor.


Raportimi
: Si pjesë e metodologjisë së monitorimit, QKRMT në mënyrë të vazhdueshme raporton tek autoritetet përgjegjëse për gjendjen e të drejtave të njeriut në këto institucione, duke fokusuar në mënyrë të veçantë aspektet më problematike dhe më të rëndësishme të jetës së tyre.

Rekomandimet: Përmes rekomandimeve drejtuar niveleve të ndryshme përgjegjëse për institucionet e korrektuese, QKRMT synon ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të njeriut duke rekomanduar përmirësime apo ndryshime konkrete në trajtimin e personave të privuar nga liria.

Komunikatat për shtyp: QKRMT në vazhdimësi e bënë promovimin e aktiviteteve të saj përmes media të shkruara dhe elektronike. Pas çdo aktiviteti të rëndësishëm si konferenca vjetore, fushata vetëdijësuese, shënime të ditëve të veçanta të të drejtave të njeriut, QKRMT harton dhe lëshon komunikata për shtyp të cilat me pas ju dërgon mediave për t’u publikuar.

Konferencat vjetore: Si aktivitete përmbyllëse vjetore, në kuadër të avokimit për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe prezantimin e nivelit të respektimit të tyre, konferencat vjetore përbejnë aktivitetin kryesor të QKRMT. Qëllimi i konferencave vjetore është që të mbledhen së bashku përfaqësuesit e institucioneve relevante dhe akterëve të tjerë ndërkombëtar dhe vendor për të diskutuar për gjendjen e të drejtave të njeriut në vendet e ndalimit, të vlerësuara nga ekipet monitoruese profesionale të QKRMT-së përgjatë punës monitoruese.

Ngritja e kapaciteteve: Anëtarët e ekipeve monitorues të QKRMT kanë marrë pjesë në programe të shumta trajnimi si përbrenda organizatës ashtu edhe jashtë saj. Vlen të përmendet trajnimet e vazhdueshme të organizuara nga Këshilli i Evropës në kuadër të Projektit “Avancimi i respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë”, me fokus të veçantë në udhëzimet dhe praktikat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Aktivitetet të tjera në kuadër të sektorit

QKRMT ka formuar një grup punues të përbërë nga zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të Institutit Special në Shtime (ISSH) dhe Qendrës për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime (QIRSKP) si dhe ekspert të pavarur, të cilët kanë draftuar dhe finalizuar Protokollin për reagimin profesional dhe terapeutik te sjelljet e çrregulluara. Ky protokoll apo udhërrëfyes do t’i shërbej institucioneve të shëndetit mendor për procedurat dhe format e reagimit në rastet me sjellje të çrregulluar.

Duke qenë se mandati i QKRMT-së është unik për të drejtat e njeriut, me mision specifik për luftimin e torturës përmes monitorimit dhe dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke u ofruar ndihmë viktimave të torturës përmes programeve të saj rehabilituese, dhe sipas përvojës në monitorimin e vendeve të ndalimit në Kosovë, duke përdorur metodologji të bazuar në standarde ndërkombëtare dhe me qasje profesionale, parimore dhe të paanshme – QKRMT është bërë pikë referente për institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria. Raportet e monitorimit dhe publikimet e QKRMT-së, vitet e fundit janë cituar rregullisht nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Raporti i Progresit i Komisionit të Bashkimit Evropian, dhe Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës.

Komiteti Drejtues për inicimin e krijimi të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (Task Forca)

Përpjeket për krijimin e Task Forces së përbashkët monitoruese (QKRMT, IAP, KMDLNJ) kanë vazhduar deri në krijimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Kështu, Task Forca ka ndërmarrë tri vizita të përbashkëta monitoruese dhe disa aktivitete të tjera për promovimin e nismës. Përveç tjerash, anëtarët e Task Forcës për monitorimin e vendeve të ndalimit kanë vazhduar trajnime te ndryshme si në: monitorim dhe raportim në institucione të ndalimit, monitorim të protestave (lirisë së tubimit) etj.

Fuqizimi i Task Forcës monitoruese ka vazhduar me fillimin e projektit  në QK në Lipjan në bashkëpunim me Komitetin Holandez të Helsinkit në fund të vitit 2013. Projekti ka zgjatur deri në fund të vitit 2016 dhe ka pas për qëllim përmirësimin e kushteve të mbajtjes për të miturit në këtë institucion. Roli i Task Forcëska qenë në monitorimin dhe vlerësimin e implementimit të projektit.