HULUMTIMI DHE DOKUMENTIMI

SEKTORI I HULUMTIMIT DHE DOKUMENTIMIT

Sektori i Hulumtimit dhe Dokumentimit në Qendrën Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) është përgjegjës për kryerjen e kërkimeve  rreth çështjeve tëTorturës dhe Traumës.

Përgjegjësitë e njësisë janë të grupuara në keto fusha kryesore konkretisht:

– Hulumtim

– Dokumentim

– Monitorimi dhe Vlerësimi i trajtimit të klientëve

– Mbledhja e informacionit nga burime të tjera në lidhje me Torturën

– Monitorimi i mediave

HULUMTIMI

Njësia e kërkimit në bashkëpunim me organizata të njohura ndërkombëtare kryen studime dhe hulumtime cilësore dhe sasiore në lidhje me çështjet e traumës dhe torturës në shoqërinë e Kosovës sidomos atë të pas luftës. Kjo shërben si një mjet për mbledhjen e të dhënave, analizimin e të dhënave për identifikimin e nevojave specifike dhe përcaktimin mënyrat e adresimit të çështjeve.

Disa prej punës kërkimore të kryera përfshinin nga:

– Tortura dhe Traumat e Luftës: Shëruesit e Lënduar apo Përvoja e Terapeutit

– Forcimi i Shërbimeve të Shëndetit Publik për tu Ballafaquar me Lendime si Pasoj e Luftës në Kosovë

– Përcaktimin sasior midis ekspozimit të dhunës kolektive dhe rrezikimi i shëndetit

– Psikopatologjinë dhe Mirëqenia e të Mbijetuarve Civile të Luftës që Kërkojnë Trajtim: A Follow-Up Studim

– Analiza Cilësore mbi Ndikimin e Përvojave të Luftës në Shëndin Mendor Në Mesin e të Mbijetuarve Civile të Luftës në Kosovë

– Efekti Afatgjatë I Luftës, Funksionimi Social Dhe Shëndetit Mendor Në Kosovë

DOKUMENTIMI

Në vitin 2004 duke përdorur Microsoft Access QKRMT ka zhvilluar një bazë të dhënash të vlefshme Tracking Client që përmban informacion mbi metodat e torturës, kohës dhe vendit  ku ka ndodhur tortura,  ndikimin e torturës mbi shëndetin mendor dhe fizik dhe të gjitha informatat relevante për torturën lidhur me pasojat psikologjike.

(vetëm ne anglisht) Statistical Data, KRCT clients during 2006-2008 – Download

QKRMT-ja në baza ditore mbledh të dhëna nga dosjet e klientëve tanë në mënyrë që të sigurojë një koleksion të përditësuar të dhënave. Ky aktivitet lejon të ketë një kuptim të thellë të nevojave të klientëve tanë dhe si pasojë për të përmirësuar punën terapeutike të stafit rehabilitues.

QKRMT dokumentone të gjitha aktivitetet e tjera. Video klipe, raporte, publikime, libra mbi torturat dhe traumat, materiale audio, fotografi etj,  të gjitha dokumentohen.

Kjo shërben si një pikë ku informacionet dhe të dhënat mund të mblidhen për referenca nga studiues.

Monitorimi dhe Vlersimi i Trajtimit të Klientit

Monitorimi i simptomave behet pas çdo sesioni të tretë në bazë të tabelave të trajtimit që përmbajn çdo simptome të çrregullimeve , vlerësimin e trajtimit bëhet nga vete klienti, familja e tyre dhe nga terapist.

Mbledhja e Informatave nga Burime tjera lidhur me Torturën

Kërkime sistematike te faqeve të ndryshme për artikuj që merren me torturën, traumën dhe pasojën , është një nga aktivitetet e vazhdueshme.

Literatura të tilla si monografi, ngjarje të jetës, ese, dëshmi, libra, apo materiale të tjera (duke përfshirë fotografi, postera, vizatime, pikturimet) të cilat përshkruajnë torturën dhe keqtrajtimin dhe efektet e tyre në nivel individual dhe të komunitetit, mbledhen  dhe ne mënyrë cilësore  dhe përpunohen.

Monitorimi i Mediava

Gazetat ditore kryesore në Kosovë, si ato të shtypura njëashtu edhe ato online vëzhgohen rregullisht. Artikujt që merret me torture, rehabilitim, çështjet e parandalimit, pasojat e stresit dhe traumës mbledhen dhe regjistrohen në formë elektronike. Artikujt në lidhje me çështjet më të gjera sociale gjithashtu mbledhen.