September 18 2019 0Comment
f1

Bëhu zëri im – Zë edhe në Parlamentin Suedez

17.09.2019

Feride Rushiti bashkë me Vasfije Krasniqi Goodman dhe Kadire Tahiraj, qëndruan në Suedi, me ftesë të Rrjeti Shqiptaro – Suedez Svensk-Albanska Nätverket dhe Gratë Shqiptare Föreningen SAB në Suedi.

Në përpjekjen e saj të parreshtur për ndërkombëtarizimin e kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, znj. Rushiti do të mbajë një fjalim në Parlamentin Suedez. Përtej shpalosjes së krimeve të dhunimit dhe historive të pathëna të të mbijetuarve, ky fjalim do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimit të opinionit publik ndërkombëtar mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, vecançrisht krimet e përdhunimit.

Ky trumbetim ndërkombëtar vjen pikërisht në kohën kur kryerërsit e këtyre krimeve, janë angazhauar fuqishëm në mohimin e këtyre krimeve. Theksojmë që mohimi përbën fazën përfundimtare të një krimi, përmes së cilit mëtohet dekontstruktimi final i kujtimeve kolektive.