Dhuna seksuale në konflikte

28.02.2019

Drejtoresha Ekzekutiv e QKRMT-së, Feride Rushiti ka marrë pjesë në konferencën ‘Dhuna seksuale në konflikt: ndarja e drejtësisë për të mbijetuarit dhe mbajtja përgjegjës e autorëve të krimeve.’

Kjo ngjarje e organizuar nga Wilton Park, ishte një mundësi për të nxjerrë rekomandime konkrete për veprim nga qeveritë, agjencitë ndërkombëtare dhe OJQ-të. Kjo konferencë, si njëra nga konferencat në serinë e konferencave tjera që do të pasojnë, synon tu japë hapësirë qeverive, OJQ-ve, hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve për të identifikuar sfidat dhe për të bërë propozime se si të forcohet drejtësia në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo mund të përfshijë krijimin e një organi hetues të pavarur dhe të përhershëm ndërkombëtar, përdorimin e sanksioneve kundër dhunës seksuale më konflikte, drejtësinë restauruese duke përfshirë fondet për reparacione dhe koordinimin e zgjeruar dhe standardet për ata që mbledhin dëshmi për hetime.