April 14 2021 0Comment
VIKTIMAT PA EMËR 1

E DREJTA PËR TË DITUR – “VIKTIMAT PA EMËR”

14.04.2021

Sot, QKRMT publikoi  raportin: E DREJTA PËR TË DITUR – “VIKTIMAT PA EMËR.” 

Raporti E DREJTA PËR TË DITUR – “VIKTIMAT PA EMËR” ka dalë si rezultat i dokumentimit të rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në kuadër të projektit: “Rritja e angazhimit për drejtësi tranzicionale në Kosovë përmes dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës”, QKRMT ka nisur dokumentimin gjithëpërfshirës të rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, në bashkëpunim me organizatat partnere: Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG), Medica Kosova dhe Medica Gjakova.

Gjatë vitit 2020, QKRMT dhe organizatat partnere kanë dokumentuar rastet e 345 të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të dhëna këto të përpunuara përmes procesit të dokumentimit, të cilat në formë statistikore do të jenë të qasshme përmes platformës publike si dhe të pasqyruara në raportin E DREJTA PËR TË DITUR – “VIKTIMAT PA EMËR.”

Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Raportin mund ta gjeni duke klikuar ne kete link: http://krct.org/right-to-truth/