June 20 2019 0Comment
v1

Ekspozita ‘Bëhu futyra ime’

19.06.2019

Portretizimi me të mbijetuarit e dhunës seksuale – Simbolizim i fuqizimit dhe mbështetjes

Në shënimin e 19 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte , u hap ekspozita ‘Bëhu fytyra ime’ e autores Eliza Hoxha. Kjo ekspozitë është prezantuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Eliza Hoxhën.

Ekspozita paraqet korniza të zbrazëta xhami me rrëfime / kuotime të të mbijetuarve të dhunës seksuale, ku vizitorët ftohen për t’i përfytyruar këto tregime sikur e njëjta gjë të ndodhte me ta.

Në hapjen e saj, ekspozita ‘Bëhu fytyra ime’ u vizitua nga shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kjo ekspozite do të qëndroj e hapur deri me 30.06.2019 në Muzeun e Kosovës.

‘Bëhu fytyra ime’, ka për qëllim që përmes ndërgjegjësimit të shoqërisë mbi pasojat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të promovojë qasjen gjithëpërfshirëse dhe trajtimin e dinjitetshëm për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Kjo ekspozite synon luftimin e stigmës dhe paragjykimeve shoqërore karshi viktimave – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftes ne Kosove.