June 12 2019 0Comment
fem2

FemArt, Konferenca: E pathyer / Vendi i gabuar, koha e gabuar – 20 vjet pas

Foto: FemArt

12.06.2019

Për herë të shtatë, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon festivalin FemArt – Festivali Rajonal për Artiste, që po mbahet në Prishtinë gjatë datave 10-16 Qershor, 2019 (7 ditë). Gjatë gjashtë edicioneve të kaluara, festivali i parë rajonal për Artiste i cili mbahet në Kosovë “FemArt” ka arritur të përmbush qëllimin e tij për të krijuar një atmosferë ku Artistet ndihen të mirëpritura për ta shfaqur artin e tyre, të frymëzuara nga tema shoqërore dhe të drejtat e njeriut në Ballkan, si dhe të krijojë një platformë dinamike ku publiku mund të mësoj për problemet shoqërore me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e Kosovës, dhe artistet në rajon.

Në kuadër të FemArt, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës është partnere në realizimin e disa aktiviteteve, që vecanërisht, prekin të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.

Në frymën e këtyre aktiviteteve është realizuar ekspozita ‘Bëhu fytyra ime/Be my face’ e artistes Eliza Hoxha  para një audience të gjërë në Grand Hotel Prishtina. Ekspozita solli pjesë rrëfimesh të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, klient të QKRMT, në korniza te zbrazëta ku vizitorët kishin mundësi të vizualizojnë këto rrëfime dhe të bënin fotografi me to.

Gjithashtu, në ditën e dytë të këtij festivali, QKRMT në bashkëpunim me ArtPolis, mbajti konferencën: “E pathyer / Vendi i gabuar, koha e gabuar – 20 vjet pas.” Konferenca ishie e ndarë në tri panel, me përfaqësues të shquar të organizatave që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, organizata rajonale, familjarë të viktimave, gazetarë dhe artistë të shquar. Diskutimet e realizuara në këto panele, nxorën si nevojë iminente, mbështetjen gjithë shoqërore për të mbijetuarit e dhnuës seksuale nga koha e luftës, si dhe rritjen e koordinimit ndër-institucional ne temat që kanë të bëjnë me viktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.

Paneli I: “Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 90-ta në Kosovë – 20 vjet pas”

Paneliste: Feride Rushiti, QKRMT; Kadire Tahiraj, QPDG; Reyes Charle Cuellar, keshilltare pë çështje gjinore EU; Sebiha Husic, Medica BiH
Moderuar nga: Valdete Idrizi

Paneli II: “S’ka Marre në Drejtësi: Adresimi i stigmës ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 90-ta në Kosovë – Perspektiva e institucioneve shtetërore”

Paneliste: Feride Rushiti, QKRMT; Edi Gusia, ABGJ; Minire Begaj Balaj, Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë; Nafi Krasniqi, DPG; Drita Hajdari, Prokurore; Tom Adams, Ambasada Britaneze në Kosovë

Moderuar nga: Jeta Xharra

Paneli III: “Luftimi i stigmës përmes Mediave dhe Artit – Adresimi dhe njohja e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

Paneliste: Eliza Hoxha, artiste & aktiviste; Ardianë Pajaziti, KultPlus; Ramize Murtezi-Shala, RTK; Valerie Plesch, fotoreportere e pavarur

Moderuar nga: Donika Emini