May 20 2019 0Comment
p

MË TRAJTO DINJITETSHËM:

20.05.2019

Sot, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me organizatat tjera që përfaqësojnë viktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, organizoi marshin protestues ‘ Më trajto dinjitetshëm’.

Qëllimi i këtij marshi ishte që pas skandalit me foton e shpalosur në Kuvendin e Kosovës, t’i japë mbështetje të pakompromis të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë. Gjithashtu ky marsh u organizua, me qëllim që të përcjellë thirrjen dhe kërkesën kryesorë të të mbijetuarve, trajtim të dinjitetshëm dhe drejtësi për vuajtjet dhe dhimbjet e tyre.

Qytetarët e Kosovës u mblodhën sot, për t’u treguar të mbijetuarve që nuk janë të vetmuar dhe të braktisur në rrugëtimn e gjatë e të mundimshëm të realizimit të plotë të drejtave të tyre. Gjithashtu, në këtë marsh protestues u kërkua që Kuvendi i Kosovës të marrë përgjegjësi për dëmin që u shkaktua me publikimin e kësaj fotografie.

Më shumë se kurrë të mbijetuarit kanë nevojë për solidaritet dhe mbështetje, pa paragjykime. Prandaj, përmes kësaj proteste edhe njëherë u kërkua: drejtësi, dinjitet, profesionalizem dhe sinqeritet.