New York, Roosevelt House Public Policy Institute at Hunter College:

31/01/2019

Me ftesë të Nobelistëve Denis Mukwege dhe Nadia Murad, si dhe të  Pramila Patten  (Përfaqësuese Speciale e Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikte), znj. Feride Rushiti po merr pjesë në takimin konsultativ organizuar nga Programi për të Drejtat e Njeriut në Roosevelt House, Hunter College (New York). Znj. Rushiti është ftuar që të ofrojë ekspertizën dhe përvojën e saj 20 vjeçare mbi reparacionet në raport me viktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës.

Qëllimi i këtij takimi është krijimi i një fondi ndërkombëtar për dëmshpërblimin e viktimave të dhunës seksuale në konflikte. Ky mekanizëm ndërkombëtar synon që drejtësinë restorative ta bëjë realitet dhe kështu të ndryshojë jetën e individëve, familjeve dhe komuniteteve në mbarë botën.  Kjo iniciativë, në qendër të strukturave të saja do t’i vendosë vetë viktimat, duke u përgjigjur më së miri nevojave të tyre, dhe njëkohësisht do t’i mundësojë komunitetit ndërkombëtar që të rrisë angazhimin për dhënien fund të dhunës seksuale në kohë lufte.