Rehabilitimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

21.07.2020

Sot QKRMT pati takim me organizatat partnere në projektin e rehabilitimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Medica Kosova dhe Medica Gjakova. Ky projekt është i mbështetur nga #Ambasada Britanike, Në kuadër të takimit u bë nënshkrimi i marrëveshjeve mes QKRMT-së si partner kryesor në këtë projekt dhe organizatave partnere.

Në takim u diskutua rreth zbatimit të projektit si dhe pati një diskutim më të gjerë lidhur me bashkëpunimin më të afërt dhe koheziv të organizatave të licensuara për t’ju ndihmuar të mbijetuarve në procesin e aplikimit për verifikimin e statusit të tyre si mbijetues të dhunës seksuale gjatë luftës,

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe projekti i platformës publike për  dokumentimin e krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, mbështetur nga #Ambasada Zvicerane.

Ka shumë punë për t’u bërë por me vullnet dhe bashkëpunim do t’i zbatojmë këto projekte të rëndësishme.