Shënimi i 19 vjetorit të QKRMT-së “Heshtja bëhet zë … e mbijetuara flet”

16/10/2018

Shënimi i 19 vjetorit të QKRMT-së “Heshtja bëhet zë … e mbijetuara flet”. Vasfije Krasniqi Goodman flet hapur për përvojën e saj traumatike, stigmatizimin nga shoqëria, sfidat e saj në kërkimin e drejtësisë! Por mbi të gjitha ajo flet për vullnetin e saj për tejkaluar sfidat, motivin për të vazhduar tutje dhe vetëdijesimin për shoqërinë tonë!

– Vasfije Krasniqi Goodman ka lindur më 13 korrik 1982. Ajo u rrit në Stanovc i Ulët ku ajo jetoi derisa familja e saj u detyrua të largohej nga aty gjatë luftës. Në moshën 16 vjeçe, Vasfija u rrëmbye nga një polic serb dhe u dërgua në një fshat të populluar kryesisht me serb, ku u përdhunua nga një oficer policor dhe një civil. Në moshën 18 vjeçare ajo u zhvendos në SHBA, ku krijoi familje dhe tani ka dy vajza dhe burrin që e mbështesin plotësisht.

Çështja u raportua në OKB në vitin 1999, si dhe në vitin 2010 në EULEX.

Në vitin 2012 autorët u arrestuan dhe gjykimet filluan në vitin 2013. Megjithëse në Gjykatën Themelore ata u shpallën të pafajshëm, çështja u mor nga Gjykata e Apelit ku të dy kriminelët u dënuan për përdhunim, duke marrë dënime nga dhjetë (10) dhe dymbëdhjetë (12) vitesh burgim.

Megjithatë, rasti u dërgua në Gjykatën Supreme dhe aktgjykimi u hodh poshtë.

Përkundër mungesës së drejtësisë dhe permbylljes së rastittë saj, Vasfija është frymëzuar që t’i nxisë gratë të flasin kundër abuzuesve të tyre. Përmes QKRMT-së Vasfije ishte në gjendje të bashkohej me Fondacionin Mukwege – Global për t’i dhënë fund dhunës seksuale në konflikte, kështu filloi të tregonte historinë e saj. Ajo u ftua në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, ku u takua me 5 ambasadorë të ndryshëm, pastaj shkoi në Korenë e Jugut për tu takuar me të mbijetuarit nga Lufta e Dytë Botërore, dhe mori pjesë në demonstratën “E Mërkura e1,384-të”.

Vasfija gjithashtu luan një rol të rëndësishm në fushatën “Be My Voice”. Ajo është tani në Kosovë për të marrë qëndrim dhe nxitur qytetarët që të ndryshojnë mënyrën se si mendojmë për të mbijetuarit. Gratë do të gjejnë forcën dhe zërin e tyre brenda komunitetit. Ajo beson nëse ajo frymëzon vetëm një person për të folur, e gjithë kjo do të ishte e vlefshme.

———————————-

Marking the 19th anniversary of KRCT “Silence becomes a voice…the survivor speaks-up”. Vasfije Krasniqi Goodman speaks openly about her traumatic experience, social stigmatization, and her challenges in seeking justice! But above all, she speaks of her will to overcome the challenges, the motive to continue and the awareness rising of our society!

– Vasfije Krasniqi Goodman was born on July 13th 1982. She grew up in Stanovc I Ulet where she remained till her family was forced to leave during the war. At the age of 16, Vasfije was abducted by a Serbian police officer and taken to a Serbian village where she was raped by the officer and a civilian. At the age of 18 she moved to the US where she started a family and now has two daughters and a husband who fully support her.

The case was reported to UN in 1999 and than reported in 2010 to EULEX.

In 2012 the perpetrators were arrested which led to the trials in 2013. Though basic court, they were found not guilty. Shortly after the case was taken on by thecourt of appeals. This is where both perpetrators were

convicted of rape, receiving sentences of ten and 12 years. However the case was taken to the Supreme Court and the verdict was overruled.

Despite the lack of justice and closure in her own case, Vasfije has been inspired to urge women all over to speak out against their abusers. Through KRCT Vasfije was able to join The Mukwege Foundation- Global movement to end sexual violence in conflicts. This is how she began to voice her story. She was invited to the UN human rights council in Geneva where she met with 5 various ambassadors, then went onto South Korea where she met with survivors from WWII and participated in 1,384th Wednesday demonstration.

Vasfije is also plays a role in the Be My Voice campaign. She is now in Kosovo to take a stand and urge citizens to change how we think about Survivors. Women shall find their strength and voice within the community. She believes if she inspires just one person to speak out, all of this will have been worth it.