STAND SPEAK RISE UP:

26.03.2019

Ky forum është konceptuar si një platformë për diskutim dhe shkëmbim i ideve midis të mbijetuarve dhe aktorëve kryesorë në luftën kundër dhunës seksuale në ambiente fragjile.  Forumi do të nxjerrë në pah përvojat, veprimet, idetë dhe rekomandimet e akterëve relevant dhe do të shqyrtojë ndikimet socio-ekonomike të këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut. Forumi do të paraqesë iniciativat për rimëkëmbje që të mbijetuarit po ndërmarrin për shërimin, qasjen në drejtësi dhe reparacione, duke e bërë zërin e tyre që të dëgjohet dhe duke u bërë aktorë për paqe dhe ndryshim. Nëpërmjet Stand Speak Rise Up! Dukesha e Madhe e Luksemburgut do të bëjë një Apel për përfaqësuesit e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shoqërisë civile për t’u bashkuar në mbështetje të të mbijetuarve, për të përkrahur kauzën e tyre dhe bashkërenduar aktivitetet në mënyrë që t’i jepet fund mosndëshkimit të autorëve të krimeve të dhunës seksuale në konfliktike.

Feride Rushiti është panelist në Sesionin Ending stigma for the victims.

Stigmatizmi dhe tabutë janë në qendër të tragjedisë së dhunës seksuale, dhe në mënyrë të konsiderueshme përkeqësojnë të gjitha ndikimet e saj. Për shkak të stigmës së lidhur me dhunën seksuale, viktimat shpesh refuzohen nga familja dhe komuniteti i tyre, duke u përballur me barrën e të qenurit viktimë dhe njëkohësisht duke u fajësuar për këtë dhunë. Këto dinamika shkatërrojnë familjet dhe komunitetet – duke u mundësuar arritjen e qëllimeve të autorëve të krimit.