No matter how life’s journey has shaped the perception of the world surrounding them, the nobility and kindness have remained untouched. Their habit of creating to give – gives them true satisfaction and a deep feeling of peace.
Knitting first started as an idea to help socialize groups of asylum-seeking women, as well as to create a routine where they can enrich their day with such a cozy activity. Surprisingly, it became much more than that – besides the socializing and the daily routine, the opportunity to create a gift that gives warmth to the soul of their loved ones was not thought of.
“Is about the feeling I got when I can create something with my own hands as a gift for my loved ones. I used to do lovely gifts to my children very often. I can’t remember the last time I bought a gift to them. Yesterday was different. I finished knitting their hats together with scarfs and left them on their beds, so when they wake up, this would make their day!” told Amira after our knitting class was coming to an end.
Each knitting item conveys a different message and lots of pain. The room where the knitting class was happening started slowly to become a family place, where these women would spend their main hours of the day.
In one of the classes, Fatima started telling us the hidden story behind her knitted scarf: “When I started to knit this scarf, I didn’t really know to whom I am knitting it for, or even what it would be”, wasn’t sure if it will be a scarf, socks or a hat. I was just tired of the disturbing thoughts that reminded me every second of my dreadful past. I needed a break! While knitting, I actually got a break. I started to think about how I’d forgotten the existence of Mahmut, my husband. It’s been years since we left our home and are walking/traveling from one country to another. We are all the time worried about our children, their future, and their safety. I forgot the love I’ve got for him. I forgot we used to care about each other. Made some more stitches and decided to knit this scarf for him. I have swum into each memory we had together and knitted a super long scarf as a celebration of our love”.
Ever since knitting got introduced to these women, the atmosphere itself changed inside the asylum center. Aisha, due to her long experience with knitting back in Syria, became the mentor of the knitting class for the entire group.
“I used to have my own school of sewing back home. I had around a hundred students over a year and three employees. I used to lead this school for twenty years. Now, this class, these women, and this setting is making me feel the past – as when I was a normal married woman with a regular job and big dreams”.
Besides the knitting activity, these women receive also individual counseling and group therapies. They find different ways of saying thank you and showing gratitude for it, but knitting helped them to find a whole new dimension. “The first moment I got needles on my hands, I knew that finally, I have the chance to create a GIFT as a thank you. It’s been a long time since I am living in the asylum center and your support has become the only hope I live with. Every session or activity finished, I had this disappointing feeling of not having anything to give, as a symbol of thank you. Fortunately, this activity allowed me to knit these beautiful socks where I can finally give them as a gift and show how thankful I am for the support I receive every single day – now I can feel some peace” – said Yasmin.
To knit might sound like nothing but a method to create a cloth or an activity to spend some time. For them was a reason for an ear to hear, a laugh, a thank you hug…, a home! Actually, in the real-time of these women – knitting became the meaning of their daily life. Not only for the sake of yarns or stitches but for feeling a human experience when creating a GIFT!
Written by: Malisa Zymberi – Psychologist, KRCT
Photo: Liv Hentze
T’krijosh për të dhënë
Pavarësisht se si udhëtimi i jetës ka formuar përceptimin e botës që i rrethon, fisnikëria dhe mirësia e këtyre grave azil kërkuese kanë mbetur të paprekura. Shprehia e tyre për të krijuar që pastaj të dhurojnë – u jep atyre një kënaqësi të vërtetë dhe një ndjenjë të thellë paqeje.
Thurja filloi së pari si një ide për të ndihmuar socializimin e grupeve të këtyre grave, si dhe për të krijuar një rutinë ku ato mund të pasurojnë ditën e tyre me një aktivitet kaq komod. Çuditërisht, ky aktivitet u bë shumë më tepër se kaq – përveç shoqërimit dhe rutinës së përditshme, u mendua edhe për mundësinë për të krijuar një dhuratë që i jep ngrohtësi të dashurve të tyre.
“Ka të bëjë me ndjenjën që kam kur mund të krijoj diçka me duart e mia si një dhuratë për të dashurit e mi. Dikur u bëja dhurata të bukura fëmijëve të mi shumë shpesh. Nuk më kujtohet herën e fundit kur fëmijët e mi kanë pranuar një dhuratë nga unë. Dje ishte ndryshe. Mbarova së thurur kapelet e tyre bashkë me shallat dhe i lashë në shtretërit e tyre, kështu që kur të zgjoheshin, kjo do t’ua bënte ditën më të ngrohtë!” tha Amira pas klasës së thurjes.
Çdo produkt i thurjes përcjell një mesazh me shumë dhimbje. Dhoma ku po zhvillohet klasa e thurjes dalë ngadalë ka fulluar të bëhet një vend familjar, ku këto gra kalojnë kohën më të madhe të ditës.
Në një nga klasat, Fatima filloi të na tregonte historinë e fshehur pas shallit të saj të thurur: “Kur fillova ta thurja këtë shall, nuk e dija me të vërtetë për kë po e thurja, madje as për atë që do të ishte sigurt një shall, çorape apo një kapelë. Thjesht isha e lodhur nga mendimet e mia shqetësuese që më kujtonin çdo sekondë të së kaluarës sime të tmerrshme. Kisha nevojë për një pushim! Fillova të mendoj se si e kam harruar ekzistencën e Mahmut, burrit tim. Kanë kaluar vite që kur kemi lënë shtëpinë tonë dhe po ecim / udhëtojmë nga një vend në tjetrin. Ne jemi gjatë gjithë kohës të shqetësuar për fëmijët tanë, të ardhmen e tyre dhe sigurinë e tyre. Kam harruar dashurinë që kam për të. Kam harruar që dikur kujdeseshim për njëri-tjetrin. Bëra edhe disa fije me krabëz dhe vendosa ta thur këtë shall për të. Notova në secilin kujtim që kemi pasur së bashku dhe thura një shall të gjatë si një kremtim i dashurisë sonë ”.
Që kur thurja u prezantua tek gratë azil kërkuese, atmosfera vetvetiu ndryshoi brenda qendrës së azilit. Aisha, për shkak të përvojës së saj të gjatë me thurjen dhe qepjes në Siri, u bë mentorja e klasës së thurjes për të gjithë grupin.“Dikur kisha shkollën time të qepjes në shtetin tim. Kisha rreth njëqind studentë gjatë një viti dhe tre të punësuar. E udhëheqa këtë shkollë për njëzet vjet. Tani, kjo klasë, këto gra dhe ky mjedis po më bëjnë të ndjej të kaluarën – sikur kur isha një grua normale e martuar me një punë të rregullt dhe ëndrra të mëdha ”.
Përveç aktivitetit të thurjes, këto gra marrin gjithashtu këshillime individuale dhe terapi grupore. Ato gjejnë mënyra të ndryshme për të thënë faleminderit dhe për të treguar mirënjohje për të, por thurja i ndihmoi të gjenin një dimension krejt të ri. “Në momentin e parë kur mora krabëzat në duar, e dija që më në fund kam shansin të krijoj një DHURAT si faleminderit. Ka shumë kohë që unë po jetoj në qendrën e azilit dhe mbështetja juaj është bërë e vetmja shpresë me të cilën jetoj. Çdo sesion apo aktivitet i mbaruar, kisha këtë ndjenjë zhgënjyese se nuk kisha asgjë për të dhënë, si një simbol falënderimi. Për fat të mirë, ky aktivitet më lejoi të thurni këto çorape të bukura, ku më në fund mund t’i bëj dhuratë dhe të tregoj se sa mirënjohëse jam për mbështetjen që marr çdo ditë – më në fund mund të ndiej pak paqe me vetën “– tha Yasmin.
Të thuresh me krabëza apo të kriojosh rrobava të reja – mund të tingëllojë vetëm si një metodë për të kaluar kohë të lirë, mirëpo për këto gra ishte një arsye për të dëgjuar, qeshur, përqafuar… ishte vet shtëpia! Në të vërtetë, në kohën reale të këtyre grave – thurja u bë kuptimi i jetës së tyre të përditshme. Jo vetëm për hir të fijeve të nxjerura ose qepjeve, por për ndjenjën humane që përjetohet kur krijon një DHURATË!
Shkruar nga: Malisa Zymberi – Psikologe, QKRMT
Foto: Liv Hentze