Kosovo Center for Rehabilitation of Torture Survivors – KRCT organized the International Conference “Kosovo-Denmark Agreement on the Transfer of Prisoners to Kosovo: Implications for Human Rights Standards.”
The views of the Ministries of Justice of Kosovo and Denmark on this agreement were presented to participants of the conference; the challenges and opportunities in renting prisons were also discussed; as well as other international practices in the transfer of prisoners from one state to another.
Beyond the ministerial level, the Conference was an opportunity to present the views of the Norwegian National Mechanism for the Prevention of Torture, as well as the views of the Institution of the People’s Advocate of Kosovo on the challenges of monitoring prisons abroad. All these opinions were reviewed and analyzed by international and local experts.
The Conference also provided a comparative analysis of human rights standards in the Danish Correctional Service and the Kosovo Correctional Service, a contribution of the Danish Institute Against Torture and the Kosovo Rehabilitation Centre for Torture Victims
____________________________________________________________________
ALBANIAN: Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT organizoi Konferencën Ndërkombëtare “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut.”
Në këtë Konferencë u shpalosen pikëpamjet e Ministrive të Drejtësisë të Kosovës dhe Danimarkës rreth kësaj marrëveshjeje; gjithashtu u shtjelluan sfidat dhe mundësitë në dhënien me qira të burgjeve; si dhe u paraqiten praktikat tjera ndërkombëtare në transferimin e të burgosurve nga një shtet në shtetin tjetër.
Përtej nivelit ministror, Konferenca ishte mundësi dhe hapësirë ku u paraqiten edhe këndvështrimet e Mekanizmit Kombëtar Norvegjez për Parandalimin e Torturës, si dhe pikëpamjet e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës mbi sfidat e monitorimit të burgjeve jashtë vendit. Të gjitha këto pikëpamje u përcollën me një analizë të thuktë nga ana e ekspertëve ndërkombëtar dhe vendore.
Po ashtu, Konferenca ofroi një analizë krahasuese të standardeve të të drejtave të njeriut në Shërbimin Korrektues të Danimarkës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës, një kontribut ky i Instituti Danez Kundër Torturës dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.