OrangeTheworld - Copy ENG_Horizontal 2

Violence Beyond Rape: When Support is Lacking

The KRCT study brought together two women raped during the war in Kosovo. Although they share the trauma, the marital support for them has been diametrically opposed.

Arta 45 and Drita 47, still recall every detail of the rape by Serbian paramilitary forces. Although far apart when their life became obscured, both women had gone out to buy groceries were stopped by strangers and disappeared for hours. Neither of them was afraid to go out because they both believed that such a thing would never happen to them.

After more than 20 years, history unites us with these two extraordinary women, in one of the spirited rooms of the Kosova Rehabilitation Center for Torture Victims. Although both have spent considerable time receiving treatment at this Center, the depth of the crime experienced still evokes strong emotions in them. As they prepared to begin their memory-suppressed confessions, a significant self-defense hesitation prevailed in both. After all, the stigma they face every day, who could blame them?

As she folds her arms gently over her trembling legs, Arta begins to tell us about her life, which is just as inspiring as it is sad. Had it not been for her husband, Arta says she would never have been able to turn her life around as she has done now. Arta kicked the helplessness imposed by the perpetrators, and later by the Kosovar society in the most courageous way possible. Shortly after the war, she began psychological treatments initiated by her husband, who even now is the strongest pillar on which she relies.

Together with Drita, who spent most of the interview sitting next to her with her eyes pointing to the floor, life had not been kind. She was 24 years old when she was picked up by four men who dragged her along the village streets. With her hands scarred from the wounds of many years, Drita shows how he still sees in a dream those who destroyed her dreams and innocence she held in herself. She continues to receive psychological treatment at KRCT. For her, this center became the family that she has never had and help her to get out some of the repressed bitterness she holds inside.

Despite all this, both women participated in the KRCT study which proved that the trauma experienced by women raped during the war can be transmitted to their children. Through blood samples, the children of Arta and Drita have contributed to one of the most significant discoveries made in Kosovo. Thanks to them and 118 other equally courageous women, this center will be able to design intervention programs for the rehabilitation of post-war generations, as well as their mothers who sacrificed everything for them.

Although stories like Drita are widespread, it is precisely research like this that offers a glimmer of hope for the future of Kosovars. Although the stigma towards survivors of sexual violence during the war in Kosovo continues to destroy lives, KRCT believes that through the results of this study, the chain of pain in our families can be finally broken. When this is done, these measurements will be repeated in the children who have received treatment, so that we can make sure that everything possible is being done for a better future.

* Names and similarities have been modified to protect the identity of the survivors.

ALBANIAN:

Dhuna përtej Dhunimit: Atëherë kur Mbështetja Mungon

Studimi i QKRMT-së ka sjellë së bashku dy gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Ndonëse traumën e kanë të përbashkët, mbështetja bashkëshortore për to ka qenë diametralisht e kundërt.

Arta, 45, dhe Drita, 47, akoma kujtojnë çdo detaj të dhunimit nga forcat paramilitare serbe. Edhe pse kilometra larg njëra tjetrës, kur jeta u errësua, të dyja gratë kishin dalë për të blerë gjëra ushqimore, ishin ndalur nga njerëz të panjohur, dhe ishin zhdukur për orë të tëra. Asnjëra nga to nuk kishte frikë të dilte, sepse të dyja besonin se një gjë e tillë s’do t’u ndodhë kurrë atyre.

Pas më shumë se 20 vjetësh, historia na bashkon me këto dy gra të jashtëzakonshme, në një prej dhomave plot jetë të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Edhe pse të dyja kanë kaluar kohë të konsiderueshme duke marrë trajtim në këtë Qendër, thellësia e krimit të përjetuar akoma ndjell emocione të fuqishme tek to. Gjersa përgatiteshin për të filluar rrëfimet e tyre të ndrydhura në kujtesë, tek të dyja mbizotëronte një hezitim i dukshëm vetëmbrojtës. Në fund të fundit, pas gjithë stigmës me të cilën përballen çdo ditë, kush do të mund t’i fajësonte?

Gjersa palos duart butësisht mbi këmbët që i dridheshin, Arta fillon të na tregojë për jetën e saj, e cila është po aq frymëzuese sa e trishtë. Po të mos ishte për burrin e saj, Arta thotë se ajo kurrë nuk do të mund ta kthente jetën e saj siç ka bërë tani. Pafuqishmërinë e imponuar nga dhunuesit, e më vonë edhe nga shoqëria kosovare, Arta e ka shqelmuar në mënyrën më të guximshme të mundur. Menjëherë pas luftës, ajo filloi trajtimet psikologjike të iniciuara nga burri i saj, i cili edhe tani është shtylla më e fortë ku ajo mbështetet.

Me Dritën, e cila qëndroi pothuajse gjithë intervistën me shikim të ulur për tokë, jeta s’kishte qenë aq e sjellshme. Ajo kishte qenë 24 vjeç kur u morr nga katër burra që e zvarritën përgjatë rrugëve të fshatit. Me duar të rënduara nga plagët shumë-vjeçare, Drita tregon se si akoma i sheh në ëndërr ata të cilët ia shkatërruan shpresën që mbante në vete. Ajo ende vazhdon të marrë trajtime psikologjike në QKRMT. Për të, kjo Qendër është kthyer në familjen që ajo se ka pasur kurrë, dhe përmes saj, ajo mund të nxjerrë sadopak vrerin e shtypur që mban brenda.

Përkundër të gjithave, të dyja gratë kanë marrë pjesë në studimin e QKRMT-së, i cili ka vërtetuar se trauma e përjetuar nga gratë e dhunuara gjatë luftës mund të përcillet edhe tek fëmijët e tyre. Përmes mostrave të gjakut, fëmijët e Artës dhe Dritës kanë kontribuuar në një prej zbulimeve më domethënëse të bëra në Kosovë. Falë tyre dhe 118 grave tjera po aq të guximshme, kjo Qendër do të mund të hartojë programe intervenuese për rehabilitimin e gjeneratave të dala pas luftës, si dhe nënave të tyre që sakrifikuan gjithçka për ta.

Ndonëse historitë si të Dritës janë të shpërndara gjithandej, janë pikërisht hulumtimet si këto të cilat ofrojnë një fije shprese për të ardhmen e kosovarëve. Ndonëse stigma drejt të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë vazhdon të shkatërrojë jetë, QKRMT beson se me anë të rezultateve të nxjerra nga ky studim, do të mund të shkëputet përfundimisht zinxhiri i dhimbjes në familjet tona. Kur kjo të bëhet, këto matje do të përsëriten tek fëmijët që kanë marrë trajtim, ashtu që të sigurohemi se po bëhet gjithçka e mundur për një të ardhme më të mirë.

 * Emrat dhe detajet e ngjashme janë modifikuar për të mbrojtur identitetin e të mbijetuarve.