𝐈𝐧𝐝𝐞𝐩𝐞𝐧𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐠 𝐨𝐟 𝐭𝐡𝐞 𝐀𝐠𝐫𝐞𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭’𝐬 𝐈𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧: 𝐀 𝐆𝐮𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞𝐞 𝐟𝐨𝐫 𝐑𝐞𝐬𝐩𝐞𝐜𝐭𝐢𝐧𝐠 𝐭𝐡𝐞 𝐑𝐢𝐠𝐡𝐭𝐬 𝐨𝐟 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐬 𝐃𝐞𝐩𝐫𝐢𝐯𝐞𝐝 𝐨𝐟 𝐓𝐡𝐞𝐢𝐫 𝐋𝐢𝐛𝐞𝐫𝐭𝐲
The Kosovo Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT) concluded its second international conference entitled “Implementation of the Kosovo–Denmark Agreement on the Transfer of Prisoners to Kosovo: Legal Challenges, Human Rights and Operational Issues.” Institutional representatives and experts from Kosovo and Denmark discussed the legal, institutional and practical aspects of implementing the agreement.
Discussions focused on the division of responsibilities between the two states, the exercise of jurisdiction, the investigation of cases of ill-treatment, and the agreement’s implications for the capacity of Kosovo’s correctional system. Participants also addressed issues related to the provision of healthcare services, complaint mechanisms, family visits and applications for international protection, with particular emphasis on safeguarding the rights of persons deprived of their liberty and ensuring compliance with relevant human rights standards.
The conference conclusions will serve as a basis for developing concrete recommendations for the responsible institutions, focusing on the implementation of the agreement, effective oversight and the protection of the rights of persons deprived of their liberty. KRCT will continue working on these recommendations, with the aim of ensuring that the issues raised during the conference contribute to improving institutional practices and responsibilities.
One of the key recommendations emerging from the conference was to strengthen independent and effective monitoring of the implementation of the agreement, as an essential mechanism for preventing ill-treatment, ensuring institutional transparency and accountability, and safeguarding the rights and dignity of persons deprived of their liberty.
This activity was supported by Sigrid Rausing Trust
𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐮𝐫 𝐢 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬, 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐜𝐢 𝐩ë𝐫 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐚
QKRMT përmbyll konferencën e dytë ndërkombëtare mbi zbatimin e Marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) përmbylli konferencën e dytë ndërkombëtare me temën “Zbatimi i Marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Sfidat ligjore, të drejtat e njeriut dhe çështjet operacionale”, ku përfaqësues institucionalë dhe ekspertë nga Kosova dhe Danimarka diskutuan aspektet ligjore, institucionale dhe praktike të zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Diskutimet u përqendruan në ndarjen e përgjegjësive ndërmjet dy shteteve, ushtrimin e juridiksionit, hetimin e rasteve të keqtrajtimit dhe ndikimin e marrëveshjes në kapacitetet e sistemit korrektues të Kosovës. Gjithashtu, u trajtuan çështjet që lidhen me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, trajtimin e ankesave, vizitat familjare dhe kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare, duke vënë në fokus garantimin e të drejtave të personave të privuar nga liria dhe respektimin e standardeve përkatëse të të drejtave të njeriut.
Konkluzionet e konferencës do të shërbejnë si bazë për hartimin e rekomandimeve konkrete për institucionet përgjegjëse, me fokus në zbatimin e marrëveshjes, mbikëqyrjen efektive dhe mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria. QKRMT do të vazhdojë punën në përpunimin e këtyre rekomandimeve, me synimin që çështjet e ngritura gjatë konferencës të kontribuojnë në përmirësimin e praktikave dhe përgjegjësive institucionale.
Një nga rekomandimet kryesore të dala nga konferenca ishte forcimi i monitorimit të pavarur dhe efektiv të zbatimit të marrëveshjes, si një mekanizëm thelbësor për parandalimin e keqtrajtimit, garantimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të personave të privuar nga liria.
Ky aktivitet u mbështet nga Sigrid Rausing Trust.








