Trauma-Informed Approach in the Justice System: three publications
Kosovo Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT) conducted the conference: Trauma-Informed Approach in the Justice System. This event marks a significant step in our shared journey toward light and justice for survivors of conflict-related sexual violence in Kosovo. Their voice, courage, and dignity remain our greatest motivation and strength!
To ensure that this path toward justice is paved with protection, understanding, and professionalism, we launched three vital documents:
- Manual on a safe and trauma-informed access to justice.
- Practical Guide on a trauma-informed approach in cases of conflict-related sexual violence.
- Guide on the use of the safe room in courts.
A special thank you goes to all the speakers, panelists, and participants who shared their experiences and expertise in this discussion of high social and institutional weight.
High appreciation goes to the KRCT team and all our strategic partners and collaborators, whose professional contribution and tireless commitment make the realization of these initiatives possible every day.
When we come together civil society and the justice system we build a sustainable bridge of hope. Because justice takes on its full meaning only when it is humane, when it heals wounds, and when it restores the deserved dignity!
Qasja e ndjeshme ndaj traumës në sistemin e drejtësisë: tri publikime
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mbajti konferencën Qasja e ndjeshme ndaj traumës në sistemin e drejtësisë.
Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt dritës dhe drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Zëri, guximi dhe dinjiteti i tyre mbeten motivi dhe forca jonë më e madhe!
Për të siguruar që kjo rrugë drejt drejtësisë të udhëhiqet nga parimet e mbrojtjes, mirëkuptimit dhe profesionalizmit, ne publikuam tri dokumente.
- Manuali për qasje të sigurt dhe të ndjeshme në drejtësi.
- Udhëzuesi praktik mbi qasjen e ndjeshme ndaj traumës në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës.
- Udhëzuesi mbi përdorimin e dhomës së sigurt në gjykata.
Një falënderim i veçantë u takon të gjithë folësve, panelistëve dhe pjesëmarrësve që ndanë përvojat dhe ekspertizën e tyre në këtë diskutim me peshë të lartë shoqërore dhe institucionale.
Vlerësim i lartë shkon për ekipin e QKRMT-së dhe të gjithë bashkëpunëtorët e partnerët tanë strategjikë, kontributi profesional dhe angazhimi i palodhur i të cilëve bëjnë të mundur jetësimin e këtyre nismave çdo ditë.
Kur bëhemi bashkë, shoqëria civile dhe sistemi i drejtësisë, ne ndërtojmë një urë të qëndrueshme shprese. Sepse drejtësia merr kuptim të plotë vetëm atëherë kur është njerëzore, kur shëron plagë dhe kur rikthen dinjitetin e merituar!
