KRCT and Dr. Feride Rushiti Nominated for the 2025 Nobel Peace Prize
The Kosovo Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT) and Dr. Feride Rushiti have been nominated for the 2025 Nobel Peace Prize. This nomination, proposed by Swedish Parliament Member Mr. Magnus Jakobsson, stands as a testament to the tireless work that QKRMT has done for over 25 years in advocating for the rights of torture survivors, particularly those who have suffered sexual violence during the war in Kosovo.
Dr. Feride Rushiti, founder and Executive Director of KRCT, expressed her deep gratitude upon hearing the news of the nomination, emphasizing the significance of this moment:
“This nomination fills me with indescribable emotions and immense gratitude. It is recognition not only for my personal dedication but, above all, for the resilience of the survivors and the extraordinary commitment of the KRCT team. A heartfelt thank you to Mr. Jakobsson for his trust in our mission and for amplifying the voices that are often unheard.”
For more than a quarter of a century, KRCT has been at the forefront of the battle for justice, rehabilitation, and legal recognition for survivors of wartime sexual violence in Kosovo. Its work has served as a beacon of hope, not only in Kosovo but also beyond. The center has provided a comprehensive approach to survivor care, including medical, psychological, and legal support, and has set standards for how institutions can serve victims of sexual violence in conflict. Moreover, KRCT has been an active voice in advocating for political changes at both the national and international levels to address the rights of these survivors, including the implementation of laws that recognize the enduring impact of wartime sexual violence.
This Nobel Peace Prize nomination is a powerful reminder of the importance of continuing this vital work. It offers renewed strength and determination for KRCT and its partners in their ongoing efforts to advocate globally, share Kosovo’s best practices, and work toward preventing sexual violence in conflict and ensuring justice for survivors.
Dr. Rushiti and KRCT also express their deepest gratitude to all those who have supported their work over the years. This nomination is a historic moment, not only for us but for all those who believe in a fairer and more peaceful world. It is also a call to action for the global community to collaborate in preventing sexual violence in conflict, supporting survivors, and ensuring that justice is not a distant ideal but a reality for all.
QKRMT dhe Dr. Feride Rushiti të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe Dr. Feride Rushiti, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez z. Magnus Jakobsson, është një dëshmi e punës së palodhshme që QKRMT ka bërë për më shumë se 25 vjet në avokimin për të drejtat e të mbijetuarve të torturës e veçanërishr të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Dr. Feride Rushiti, themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e QKRMT-së, shprehu mirënjohjen e saj të thellë kur mori lajmin për nominimin, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti:
“Ky nominim më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të madhe. Është një njohje jo vetëm për përkushtimin tim personal, por mbi të gjitha për qëndrueshmërinë e të mbijetuarve dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të ekipit të QKRMT-së. Një falënderim i përzemërt për z. Jakobsson për besimin e tij në misionin tonë dhe për amplifikimin e zërave që shpesh nuk dëgjohen.”
QKRMT ka qenë për më shumë se një çerek shekulli në frontin e parë të betejës për drejtësi, rehabilitim dhe njohje ligjore për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës në Kosovë. Puna e saj ka shërbyer si një dritë shprese, jo vetëm në Kosovë, por dhe më gjerë. Qendra ka ofruar një qasje gjithëpërfshirëse për kujdesin ndaj të mbijetuarve, përfshirë mbështetje mjekësore, psikologjike dhe ligjore, si dhe ka vendosur standarde për mënyrën se si mund të shërbejnë institucionet për viktimat e dhunës seksuale në konflikte. Po ashtu, QKRMT ka qenë një zë aktiv në avokimin për ndryshime politike, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, për të adresuar të drejtat e këtyre të mbijetuarve, përfshirë zbatuar ligje që njohin ndikimin e qëndrueshëm të dhunës seksuale gjatë luftës.
Ky nominim për Çmimin Nobel për Paqe është një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së vazhdimit të kësaj pune jetike. Ai ofron forcë të re dhe vendosmëri për QKRMT-në dhe partnerët e saj në përpjekjet e vazhdueshme për të avokuar në nivel global, për të ndarë praktikat më të mira të Kosovës dhe për të punuar për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte dhe për të siguruar drejtësi për të mbijetuarit.
Dr. Rushiti dhe QKRMT gjithashtu shprehen mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë mbështetur punën e tyre për gjatë viteve. Ky nominim është një moment historik, jo vetëm për ne, por për të gjithë ata që besojnë në një botë më të drejtë dhe paqësore. Po ashtu, është një thirrje për veprim për komunitetin global që të bashkëpunojë në parandalimin e dhunës seksuale në konflikte, të mbështesë të mbijetuarit dhe të sigurojë që drejtësia të mos mbetet një ideal i largët, por një realitet për të gjithë.