Dignity and Empowerment of Survivors: ‘Safe Room’ Inaugurated at the Basic Court of Pristina
Today, KRCT marked an important step for the justice and dignity of survivors of sexual violence during the war in Kosovo. In collaboration with the Basic Court in Pristina and with the support of the British Embassy in Kosovo, the ‘Safe Room’ has been inaugurated, which provides support and security for survivors in judicial processes related to sexual violence crimes that happened during the war in Kosovo.
The ‘Safe Room’ will offer a friendly environment for survivors during judicial processes and enable them to testify via video-links, thereby maintaining their privacy.
Moreover, the ‘Safe Room’ will be a protected and supportive space for survivors of sexual violence, where they can carefully and sensitively prepare before testifying in court. In this warm and secure environment, survivors will have the psychologist and their legal representative by their side, receiving the emotional and practical support they need, to feel stronger and better prepared.
During testimony, if recalling their experiences triggers emotional distress, survivors can request a short break and withdraw to this safe space, accompanied by their psychologist.
Additionally, to ensure that survivors feel safe and protected, they will be allowed to avoid the public entrance for other parties in the court, which will safeguard their dignity and well-being at every step of the process.
So far, as a result of the continuous support of KRCT and tireless efforts to document and address these crimes, 10 war crime indictments related to cases of sexual violence have been filed. This is a significant step in securing justice for survivors and sending a clear message that war crimes will not go unpunished.
#JusticeWithDignity #DrejtësiMeDinjitet
Dinjiteti dhe fuqizimi i të mbijetuarve: Inaugurohet ‘Dhoma e Sigurt’ në Gjykatën Themelore të Prishtinës
Sot, QKRMT shënoi një hap të rëndësishëm për drejtësinë dhe dinjitetin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prishtinë, dhe me mbështetje të Ambasadës Britanike në Kosovë, inaugurohet Dhoma e Sigurt, e cila mundëson mbështetje dhe siguri për të mbijetuarit në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me krimet e dhunës seksuale te ndodhura gjatë luftës në Kosovë.
‘Dhoma e Sigurt’ do të ofrojë një ambient miqësor për të mbijetuarit gjatë procedurave gjyqësore, duke u mundësuar atyre të japin dëshminë përmes video-lidhjeve, në mënyrë që të ruajnë privatësinë.
Për më tepër se kaq, ‘Dhoma e sigurt’ do të jetë një hapësirë e mbrojtur dhe mbështetëse për të mbijetuarit e dhunës seksuale, ku ato/ata mund të përgatiten me kujdes dhe ndjeshmëri përpara se të dëshmojnë në gjykatë. Në këtë ambient të ngrohtë dhe të sigurt, të mbijetuarit do të kenë pranë psikologen dhe përfaqësuesin e tyre ligjor, duke marrë mbështetjen emocionale dhe praktike që u nevojitet për t’u ndjerë sa më të fortë dhe të përgatitur.
Gjatë dhënies së dëshmisë, nëse rikujtimi i përjetimeve të tyre shkakton vështirësi emocionale, të mbijetuarit mund të kërkojnë një ndërprerje të shkurtër dhe të tërhiqen në këtë hapësirë të sigurt, bashkë me psikologen e tyre.
Përveç kësaj, për të siguruar që të mbijetuarit të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur, atyre do t’u mundësohet shmangia nga hyrja publike për palët e tjera në gjykatë, duke mbrojtur dinjitetin dhe mirëqenien e tyre në çdo hap të procesit.
Deri më tani, si rezultat i mbështetjes së vazhdueshme të QKRMT-së dhe përpjekjeve të palodhura për dokumentimin dhe adresimin e këtyre krimeve, janë ngritur 10 aktakuza për krime lufte që lidhen me rastet e dhunës seksuale. Ky është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të drejtësisë për të mbijetuarit dhe një mesazh i qartë se krimet e luftës nuk do të mbeten pa ndëshkim.
#JusticeWithDignity #DrejtësiMeDinjitet