Feride Rushiti honored with the International Human Rights Award by AAB College

Feride Rushiti Honored with the International Human Rights Award by AAB College

The Director of the Kosova Center for the Rehabilitation of Torture Survivors (KRCT), Feride Rushiti, has been honored with the International Human Rights Award 2025 by AAB College.

This award is not only a recognition of personal or institutional achievement but, above all, a powerful message of hope and justice for survivors of wartime sexual violence and torture—those who endured unimaginable suffering yet found the strength to resist, speak out, and seek justice. As one survivor stated: “We do not ask for mercy; we ask for justice and the right to live with dignity.”

This recognition recalls KRCT’s long journey since 1999, when the organization first addressed the severe wounds of civilian victims and survivors of sexual violence. Through its work, KRCT has broken the taboo around the use of sexual violence as a weapon of war, making it an integral part of public, legal, and societal discourse.

Over more than 26 years of engagement, KRCT has built a unique model of holistic services, offering survivors psychological, medical, and legal support, as well as assistance for social and economic empowerment. This model is now recognized as good practice in other conflict-affected countries such as Ukraine, Iraq, Colombia, Guinea, and Sudan.

Some of the key achievements along this journey include:

  • 2014: After 15 years of advocacy, the status of wartime sexual violence victims was officially recognized as civilian victims, granting them the right to compensation and institutional support.
  • 2019: KRCT established the first database documenting wartime sexual violence crimes and achieved the first-ever conviction for such a case in Kosovo.
  • 2023: April 14 was declared the National Memorial Day for Survivors of Wartime Sexual Violence.
  • 2024: The right to dual pensions for survivors was secured, and the Law on Compulsory Health Insurance was passed, guaranteeing state-funded healthcare coverage without conditions.
  • For the first time, intergenerational trauma was researched, leading to the development of family therapy as a new approach in Kosovo.

KRCT has also contributed to torture prevention and the advancement of the rights of persons deprived of liberty through monitoring closed institutions and advocating for more humane treatment and independent inspection mechanisms.

These efforts have been recognized internationally: in 2018, Ms. Feride Rushiti received the International Women of Courage Award from the U.S. Department of State, and in 2025, KRCT and she were nominated for the Nobel Peace Prize.

Special thanks go to AAB College, our partners over the years, the Board, KRCT colleagues for their dedication, our families for unwavering support, and, above all, the survivors who entrusted us with their pain and stories. They are the reason KRCT continues its work every day.

This award is not just a recognition; it is a call for more justice, more healing, and more hope for everyone still waiting for their truth to be heard.


Feride Rushiti nderohet me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB

Drejtorja e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut 2025 nga Kolegji AAB.

Ky çmim nuk përfaqëson vetëm një vlerësim personal apo institucional, por mbi të gjitha është një mesazh i fuqishëm shprese dhe drejtësie për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës dhe të tortures, ata që kanë kaluar dhimbje të paimagjinueshme, por kanë gjetur forcën të rezistojnë, të flasin dhe të kërkojnë drejtësi. Siç ka thënë një prej tyre: “Ne nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë drejtësi dhe të drejtën për të jetuar me dinjitet.”

Ky vlerësim sjell në kujtesë udhëtimin e gjatë të QKRMT-së që nga viti 1999, kur për herë të parë u trajtuan plagët e rënda të viktimave civile dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale. Përmes punës sonë, u thye tabuaja mbi përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte, duke e kthyer atë në pjesë të diskursit publik, ligjor dhe shoqëror.

Në më shumë se 26 vjet angazhim, QKRMT ka ndërtuar një model unik shërbimesh holistike, ku të mbijetuarve u ofrohet kujdes psikologjik, mjekësor e ligjor, si dhe mbështetje për fuqizim social e ekonomik. Ky model tashmë shihet si praktikë e mirë edhe në vende të tjera të prekura nga konflikti, si Ukraina, Iraku, Kolumbia, Guineja dhe Sudani.

Disa nga arritjet kryesore të këtij rrugëtimi janë:

  • 2014: Pas 15 viteve avokimi, u njoh zyrtarisht statusi i viktimave të dhunës seksuale të luftës si viktima civile, me të drejtë kompensimi dhe mbështetje institucionale.
  • 2019: U krijua baza e parë e të dhënave për dokumentimin e krimeve të dhunës seksuale të luftës dhe u arrit dënimi i parë ndonjëherë për një rast të tillë në Kosovë.
  • 2023: 14 Prilli u shpall Dita Kombëtare Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës.
  • 2024: U sigurua e drejta për pension të dyfishtë për të mbijetuarit dhe u miratua Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor, duke garantuar mbulim shëndetësor nga shteti për ta, pa kushte.
  • Për herë të parë u hulumtua trauma ndërbrezore, duke çuar në zhvillimin e terapisë familjare si qasje të re në Kosovë.

QKRMT ka kontribuar gjithashtu në parandalimin e torturës dhe avancimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, përmes monitorimit të institucioneve të mbyllura dhe avokimit për trajtim më human e mekanizma të pavarur inspektimi.

Këto përpjekje janë njohur edhe ndërkombëtarisht: në vitin 2018, Znj. Feride Rushiti u nderua me çmimin “International Women of Courage” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa në vitin 2025, QKRMT dhe ajo u nominuan për Çmimin Nobel për Paqe.

Falënderimet më të veçanta shkojnë për Kolegjin AAB, partnerët ndër vite, Bordin, kolegët e QKRMT-së për përkushtimin e tyre, familjen për mbështetjen e pakushtëzuar, dhe mbi të gjitha për të mbijetuarit, të cilët na kanë besuar dhimbjen dhe historitë e tyre. Ata janë arsyeja pse QKRMT vazhdon të punojë çdo ditë. Ky çmim nuk është thjesht një vlerësim; është një thirrje për më shumë drejtësi, më shumë shërim dhe më shumë shpresë për secilin që ende pret që e vërteta e tij apo e saj të dëgjohet.

OTHER

PUBLICATIONS

NEWS