Dokumentimi i krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

 

QKRMT për herë të parë në Kosovë ka filluar zbatimin e një projekti i cili eksklusivisht dokumenton krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Që prej përfundimit të luftës, ka munguar  një databazë e mirëstrukturuar që dokumenton specifikisht këto krime. Për të adresuar këtë boshllëk, QKRMT, me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane, në vitin 2019 filloi zbatimin e projektit “Rritja e angazhimit për drejtësi tranzicionale në Kosovë përmes dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës”, projekt ky që vazhdoi deri në prill të vitit 2023, ndërsa tani vazhdon të mbështetet nga medica mondiale e.V. dhe BMZ.

Ky process synon të dokumentojë në mënyrë gjithëpërfshirëse rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi këtë çështje.

 Projekti zbatohet nga QKRMT në partneritet me organizatat joqeveritare të autorizuara: Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG), Medica Kosova, dhe Medica Gjakova.

Numri i rasteve të dokumentuara: 1300

Mbledhja e të dhënave është bërë nga QKRMT – 405 Raste dhe organizatat partnere: Medica Kosova – 238 Raste, QPDG – 267 Raste dhe Medica Gjakova – 390 Raste.