“Dokumentimi i krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

 

QKRMT për herë të parë në Kosovë ka filluar zbatimin e një projektit i cili eksklusivisht dokumenton krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Që nga përfundimi i luftës, ka munguar një databazë e mirëstrukturuar ku do të dokumentoheshin specifikisht krimet e dhunës seksuale, andaj QKRMT me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane ka nisur zbatimin e projektit: “Rritja e angazhimit për drejtësi tranzicionale në Kosovë përmes dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës”. 

Ky projekt, ka për qëllim dokumentimin gjithëpërfshirës të rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe ngritjen e vetëdijes publike mbi këtë çështje. 

Projekti zbatohet nga QKRMT në partneritet me OJQ-të e autorizuara: Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG), Medica Kosova dhe Medica Gjakova.

Numri i rasteve të dokumentuara: 1080

Mbledhja e të dhënave është bërë nga QKRMT – 353 Raste dhe organizatat partnere: Medica Kosova – 195 Raste, QPDG – 255 Raste dhe Medica Gjakova – 277 Raste.

Ky projekt mbështetet nga: